Ditën e djeshme, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Drita Ivanaj, mori pjesë në ceremoninë firmosjes së marrëveshjes, organizuar nga RYCO, për njëzetë projektet fituese në të gjithë rajonin në kuadrin e thirrjes se Tretë për Projekt Propozime.

RYCO është një institucion i pavaruar i themeluar nga qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim promovimin e pajtueshmërisë dhe bashkëpunimit midis rinisë së këtyre vendeve nëpërmjet shkëmbimeve rinore.

Projekti yne me titull “Rruga e Paqes” është një nga tre projektet fituese të përzgjedhura nga Shqipëria. Ai ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes sociale dhe shkëmbimin e programeve kulturore ndërkufitare, duke rritur kapacitetet në mbrojtjen dhe manaxhimin e ambientit. Projekti do të zbatohet për një periudhë 8 mujore në tre shkolla në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe do të përfshijë edhe mbjelljen e pemëve gjatë rrugës.

Është mision i Foundacionit që të promovojë historinë dhe traditat shqiptare dhe kjo nuk mund të bëhet pa një rajon më të mirë dhe më paqësor. Le të fillojë 2020 me aksione pozitive për të afruar njerëzit dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme midis popujve!