E hëna ishte një ditë e ngarkuar për Qendrën tonë Vullnetare. Edhe një herë, një nga anëtarët profesionistë të Qendrës sonë të Vullnetarëve, Znjsh. Ariola Merepeza, bëri një punë të mahnitshme duke i siguruar grupit një trajnim të veçantë në lidhje me 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmin e Qëndrueshëm në Shqipëri.
Ndërsa Shqipëria po njihet gjithnjë e më shumë për peizazhet dhe perlat e saj të fshehura, nevoja për të rinjtë që të zgjerojnë njohuritë e tyre për Turizmin në përgjegjësi është thelbësore për zhvillimin e tyre shoqëror, në mënyrë që të jenë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm ndaj vendit ku jetojnë.
Turizmi i qëndrueshëm synon të japë një ndikim pozitiv ekonomik, shoqëror dhe mjedisor në destinacionet pritëse; megjithatë, Turizmi i Përgjegjshëm varet nga aktorët individualë.
Vullnetarët tanë diskutuan dhe identifikuan problemet e hasura gjatë viteve ndërsa rishikonin STRATEGJINË KOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TURIZMIT VITET 2019 – 2023.
Trajnimi i strukturuar përdori një metodologji praktike, duke lejuar secilin pjesëmarrës të shprehte ide në mënyrë të lirshme. Të ndarë në grupe, vullnetarët shprehën mendimin dhe konceptin e tyre mbi turizmin duke vizatuar një pemë, nëpërmjet pjesëve të së cilës arritën të përcaktonin ndikimin, çështjet dhe shkaqet që diskutuan gjatë trajnimit.
Trajnime falas si ky ofrohen nga ne gjatë gjithë vitit dhe bëhen vetëm për t’u dhënë vullnetarëve tanë njohuri shtesë të nevojshme për t’u bërë anëtarë të kualifikuar të Fondacionit tonë.
Ne gjithmonë përpiqemi të zgjerojmë Qendrën tonë me anëtarë të rinj, aktivë dhe dinamikë. Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës tonë, mund të aplikojë duke plotësuar formularin që mund të gjeni në faqen tonë të internetit ketu.