Më 30 tetor, Fondacioni ynë në bashkëpunim me SfidaBiznesi.com, e udhëhequr nga Elvis Plaku, pati kënaqësinë të organizojë një trajnim mbi “Ndërgjegjësim për Sigurinë Online”, e cila përkon edhe me Muajin Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike që është Tetori.
Trajnimi mbi Ndërgjegjësimin për Sigurinë Online, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë, preku çështjen e sigurisë dhe privatësisë së pajisjeve tona personale, fjalëkalimet që përdorim, sulmet phishing dhe URL- të e dyshimta, inxhinierinë sociale, rrjedhje të të dhënave, dhe disa këshilla të përgjithshme për të qëndruar në internet të sigurt.
Trajnimi u ofrua në nivel fillestar dhe është i pari i një serie prej 4 sesionesh që do të zhvillohen në mjediset tona në muajt në vijim duke mbuluar tema të tjera të rëndësishme.
Publiku varionte nga nxënësit e shkollave të mesme, studentët e universitetit dhe individë të tjerë të interesuar. Falenderime të veçanta shkojnë për një nga partnerët tanë EESTEC LC Tirana, i cili na mbështeti me prezencën e një pjese të pjesëmarrësve të cilët kryesisht ishin studentë në fushën e informatikës.
Ju lutemi të qëndroni të sintonizuar për shpalljen e trajnimeve të ardhshme.