Në mbështetje të brezit të ri me trajnime profesionale të fushave të ndryshme, ne po krijojmë partneritete me organizata të tjera, biznese dhe individë të cilët mund të ofrojnë ekspertizën e tyre në fusha kyçe të rëndësishme.
Të shtunën e kaluar nisëm një partneritet bashkëpunues me Eno Bajrami, i cili tashmë ofron një kurs në ambjentet tona mbi temën e “Menaxhimit Kreativ”.
Eno është një sipërmarrës, pedagog në Art dhe Design, skenarist, ilustrues, konsulent arti dhe designer grafik, i cili nëpërmjet eksperiencës së tij ka zhvilluar një kurs të specializuar me qëllim të përhapjes të “Inteligjencës Emocionale dhe Praktike” si ndihmë ndaj të tjerëve që duan të praktikojnë “Artin e Menaxhimit” në jetët dhe punët e tyre.
Menaxhimi kreativ ndodh kur dikush mëson të përballet në një mënyrë më pak të stresuar dhe më efektive ndaj jetës dhe punës nëpërmjet forcimit të karakterit, aktivizimit të inteligjencës kreative, praktikave të vetë-vlerësimit dhe vetë-kontrollit, duke reduktuar kështu energjitë negative dhe duke rritur energjitë pozitive për një balancë të përgjithshme më të mirë.
Kursi zhvillohet çdo të shtunë për një periudhë 2 mujore.