Ky vit i ri sjell edhe bashkëpunime të reja. Në muajt që vijojnë do mirëpresim aktivitete rinore e informative në ambientet tona. Këtë muaj, më 26 janar, do të mbështesim EESTEC dhe Sesionin Informativ mbi Programet e Erasmus +.

EESTEC (Shoqata Evropiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektrike) është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare që ka qëllim ndihmën dhe trajnimin e inxhinierëve të profilit elektrik në universitete dhe shkolla teknike të Evropës.

Ky sesion informativ nga EESTEC Tirana do të fokusohet në dhënien e informacionit mbi mundësitë e ofruara nga Programi Erasmus+.

Çështjet kryesore të prezantimit do të jenë:

  • Të njohim Erasmus+, një vështrim mbi programin.
  • Mundësitë e ofruara nga programi dhe detaje mbi EVS, trajnimet, shkëmbimet, studimet etj.
  • Ku dhe si të aplikosh: eksperiencat më të mira nga studentët e Erasmus+.
  • Eksperiencat personale brenda Programit Erasmus+.

Aktiviteti do të zhvillohet në Librarinë e Fondacionit Ivanaj, më 26 Janar 2018, në orën 11:30.

Për të parë Eventin në FB klikoni këtu.

Përmes zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me organizata të tjera, M&M Ivanaj Foundation, në javët e ardhshme do t’ju prezantojë me kalendarin e aktiviteteve. Na ndiqni!