Më 10 tetor 2017, “Fondacioni Ivanaj” në Tiranë dhe “The Martin and Mirash Ivanaj Foundation” në New York, organizuan hapjen zyrtare të ambienteve të tyre të reja në kryeqytet. Këto ambiente do të ofrojnë një qendër kulturore unike në përputhje me qëllimin dhe misionin e tyre për “Avancimin e edukimit dhe kulturës për të mirën e rinisë shqiptare”.

Gjatë ceremonisë u zhvilluan vizita në ambientet e Fondacionit me vitrina që përmbajnë relike të ndryshme, prezantim me video, koktej, si dhe prerja e shiritit dhe fjalime të shkurtra nga Këshilltari Ligjor, Rezart Spahia, Themeluesja dhe Presidentja e Fondacionit, Drita Ivanaj dhe Zv/Presidentja, Pertefe Leka. Mbyllja u shoqërua me muzikë të lehtë instrumentale.

Qendra e re Kulturore Ivanaj, nëpërmjet programeve dhe projekteve të saj të ardhshme, do të bashkëpunojë me sektorin publik dhe privat, institucione të arsimit dhe organizata të tjera, në mbështetje të rinisë dhe të moshave të treta, kërkuesve të vendit dhe të huaj, sipërmarrësve të rinj si dhe artistëve të ndryshëm.

Fjalimet

Fotot

Albumi me foto nga Përurimi i Qendrës Kulturore

Video nga dita e përurimit