Instituti i Fondacionit Ivanaj hap më në fund dyert e tij në Tiranë muajin tetor.

Qëndra Kulturore e Fondacionit Ivanaj e New York-ut dhe e Tiranë-s, është më në fund një realitet, sipas deklaratës së shtypit të datës 27.09.2017!

E vendosur në zemër të kryeqytetit, kjo qendër kombinon qëllimet dhe misionin e Fondacionit Ivanaj për të promovuar trajnime për rininë, ruajtjen e kulturës dhe historisë, si dhe sipërmarrjen për ide të ndryshme biznesi.

Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë do të ndërveprojë dhe bashkëpunojë me organizata të tjera jo fitimprurëse, agjenci qeveritare, institucione arsimore, dhe biznese të ndryshme të sektorit privat dhe publik. Aktivitet e shumta të saj do të kenë një rreze të gjerë, në mbështetje të rinisë si dhe pensionistëve, shkencëtarëve të huaj dhe vendas, sipërmarrësve dhe artistëve të rinj.

Duke qënë një organizatë e re me potencial të madh zhvillimi dhe rritjeje, Fondacioni M&M Ivanaj është në pozitë të krijojë dhe të ofrojë një shumellojshmëri mundësish për individët që duan të kryejnë aktivitete pro-bono për të mbështetur vizionin dhe planet tona strategjike, të japin kontribute monetare apo vullnetare për të ndihmuar zhvillimin dhe implementimin e projekteve të ardhshme.

Të gjithë ata që duan të angazhohen dhe që janë të interesuar në aktivitet tona, mund të na ndjekin në këtë faqe webi, ose në faqen tonë në Facebook dhe Linkedln, ose të na kontaktojnë në adresën:

M.&M. Ivanaj Foundation Institut

Rr. Perlat Rexhepi, Rezidenca Ivanaj, Tiranë.

Tel: 04 450 2860; email: [email protected]