Vazhdimësia e lavdisë dhe krenarisë shekullore

Pas tete dekadash, udhëtimit te gjate te flamurit te Familjes Ivanaj i ka ardhur fundi.

Ky flamur i përmasave te mëdha (3 metra e gjysme i gjere), i përgatitur me lesh te trevave shqiptare, u valëvit për here te pare ne ballkonin e rezidencës se Ivanajve te ndërtuar ne zonën e kryeqytetit shqiptar te njohur si “Tirana e Re” ne vitin1937. Kujdesi i treguar për ruajtjen e këtij flamuri nga Znj. Giuseppina Ivanaj dhe vajza Drita, me gjithë ndërrimin disa here te banesave gjate gjithë këtyre viteve, beri qe ai t’i rezistoje kohës, siç tregohet edhe ne ketë artikull nga Pertefe Leka.

Flamuri u valëvit serish nga puhiza e lehte e Tiranës ne 5 Qershor 2009, kur u vendos për një kohe te shkurtër ne ballkonin e rezidencës Ivanaj, qe u morr ne pronësi pas dy dekadash procedurash dhe ngatërresash politike e gjyqësore te pabesueshme ne Shqipërinë e re demokratike.

Qe prej asaj dite flamuri është ruajtur me kujdes duke pritur një “lindje te re” te planeve te Fondacioneve Ivanaj, gjë qe tashme është bere realitet. Kështu Flamuri i Familjes Ivanaj me ne fund ka gjetur vendin e tij ne katin e pare te “Rezidencës Ivanaj” te sapo ndërtuar ne Tirane!

Është dashur një pune plot dashuri dhe bashkëpunim qe te arrihej mbështjellja e tij ne një koracë xhami te temperuar 6mm te trashe, ne sfond te zi dhe me kornize te praruar, e cila mbulon komplet murin e sallës me te madhe e cila do te quhet “Salla Ivanaj”. Flamuri do te mbetet i ekspozuar këtu se bashku me kujtime te tjera historike te Ivanajve, dedikimi i te cilëve ndaj Kulturës dhe edukimit ne Atdheun e tyre do te vazhdojë permes punës se Fondacioneve Ivanaj.

By | 2017-06-20T08:44:15+01:00 20 Qershor, 2017|Blogu|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X