Faqe e re per Fondacionet Ivanaj, 31 korrik 2008

Nje faqe e re Interneti prezantohet per Fondacionet Ivanaj
te New York-ut dhe Tiranes

http://www.ivanaj-foundations.org

“The Martin & Mirash Ivanaj Foundation” i New York-ut, NY (SHBA) dhe partneri i tij, “M. & M. Ivanaj Foundation Institute” i Tiranes (Shqiperi),  organizata jo-fitimprurese qe i kushtohen gjenerates se re me kete motivacion: “Me Arsim e Dituri Ndriçojme të Ardhmen e Rinisë Shqiptare”, po lançojne faqen e tyre te re te internetit te rikompozuar/riperpunuar ne te dyja versionet anglisht dhe shqip ne dobi te audiencave te tyre nderkombetare.

Duke qene se ne perparojme ne aktivitetet dhe projektet tona, ne po grumbullojme informacion dhe te dhena per te cilat jemi te vetedijshem qe jane te nje interesi te madh historik. Ky informacion eshte me vlere jo vetem per lexuesit e devotshem shqiptare, te etur dhe mirenjohes per me shume histori arsimore per te cilen ato jane krenare, por edhe per miqte tane amerikane, te cilet po na inkurajojne ne te botojme me shume rreth Shqiperise, e cila ende nuk eshte shume e njohur jashte vendit.

Faqja e re e internetit e dizenjuar nga nje i ri shqiptar ne Tirane, Artan Telqiu, ne bashkepunim me zyren tone ne New York, ka nje pamje me te qarte dhe do te siguroje nje navigim me te lehte per lexuesin, si edhe mundesi me te thjeshte rifreskimi te informacionit te ri.

Nese ju ndeshni veshtiresi ne faqen e re ose ju nevojiten hollesi te metejshme rreth permbajtjes se saj lutemi te na kontaktoni ne adresen: info@ivanaj-foundations.org

By | 2018-11-24T13:26:50+01:00 31 Korrik, 2008|Njoftime Për Shtyp|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X