Me 14 Nentor te vitit 2004, Fondacionet Ivanaj i New York-ut dhe Tiranes ne bashkepunim me Shoqaten Humanitare “Nikolle Ivanaj” te Tuzit, Mali Zi, organizuan nje Konference te perbashket te shtunen e 14 Nentorit, 2004 ne hollin e Gjimnazit te Tuzit.
14 Nentor 2004
Fjala e mbajtur ne Konferencen e Tuzit:
“Vellezerit Ivanaj: figura madhore te Kombit dhe te kultures shqiptare “
Te nderuar miq, eshte kenaqesi per mua te jem sot me ju si perfaqesuese e Fondacionit “M. & M. Ivanaj” ne Konferencen e perbashket me Shoqaten “Nikolle Ivanaj” per te kembyer eksperiencen tone dhe per te kordinuar detyrat tona drejt nje qellimi te perbashket.
Me qe Drita Ivanaj eshte nismetare e krijimit te dy fondacioneve Ivanaj me seli ne New York e Tirane, mendoj te them se si lindi lidhja ime me Driten qe me vone shtruan rrugen e krijimit te ketyre dy organizat ave.
Me rastin e 70-vjetorit te krijimit te Gjimnazit te Shtetit ne Shkoder me vjen nje ftese per te marre pjese ne nje sesion shkencor te organizuar me kete rast.
Ne perfundim te takimit u be shperndarja e dekoratave “Martir i Demokracise” per ata
punonjes te arsimit, mesues dhe nxenes te ketij gjimnazi qe u martirizuan per ceshtjen
kombetare.
Ne listen e te dekoruarve nga Presidenti i Republikes se Shqiperise ishte emri i drejtorit te Gjimnazit Shteteror ne Shkoder, Prof.Dr. Mirash Ivanajt.
Kur dekoratat u moren nga familjaret qe kishin mbetur pas nje persekutimi te gjate nga diktatura, dekoraten e Dr. Ivanajt nuk pati njeri qe ta merrte, ndonese te gjithe ne salle e njihnin emrin e tij sepse kishte mbetur i gjalle ne kujtesen e qytetareve shkodrane si shembull i larte i njeriut te ndershem, punetor dhe edukator modern.
Pas disa muajsh me jepet rasti te udhetoj ne New York, ku i kerkova kunatit tim Dr. Agim Leka, te me lidhte me Drita Ivanajn, emrin e te ciles e kisha degjuar nepermjet nje interviste qe ajo i kishte dhene Zerit te Amerikes ne vitin 1985. Ishte hera e pare qe e degjoja kete emer, por im ate i cili i kujtonte me respekt mesimet e prof.Ivanajt me tha se ishte mbesa e Zotni Mirashit. Me pelqeu interesimi i saj per Universitetin e Tiranes dhe te Prishtines ku ajo u prononcua se do te ndihmonte ne fushen e kompjuterve.
Qe ne takimin e pare me Driten, i bera ftesen per te ardhur ne Shqiperi. Drita iu pergjegj menjehere dhe ne Maj te po atij viti, 1993, ajo shkeli token shqiptare pas 54 vjetesh me nje mall dhe emocion te papershkruar.
Per te bere te njohur figuren e Drites shkrova disa artikuj ne gazetat: ”Republika”, ”Kosova”, ”Liria” duke e paraqitur Driten si vazhduesen e denje te vellezerve Ivanaj.
Per te marre dekoraten duhej te shkonim ne Shkoder. Drejtori i gjimnazit “28 Nentori” Adnan Beli dhe Kryetari i Bashkise, Filip Guraziu, iu pergjigjen kerkeses tone per te organizuar nje takim, ku do t’i dorezohej Drites dekorata. Ishte e habitshme se si u mblodhen njerezit ne Muzeun Historik, pa pasur ndonje lajmerim te vecante. Ish-nxenes te gjimnazit, burra te vjeter ne moshe, mesues e nxenes te rinj, vrapuan te takonin mbesen e Prof.Mirashit. Te gjithe te etur per te thene dicka nga kujtimet e tyre, per mendimtarin dhe reformatorin e arsimit shqiptar. Shume zera mirenjohje per mesuesin e tyre krijuan nje harmoni sa ishte e veshtire te behej ndarja prej tyre.
Pas ketij takimi, Luan Leka, njeriu qe iu be krahu i djathte, Drites, krijoi mundesi qe te takonte, politikane, qeveritare, bashkevuajtes te Dr.Mirashit, qe nga Presidenti tek Ministri i Arsimit me te cilin u vendos qe ne shtator 1993 te organizohej konferenca perkujtimore me rastin e 40-vjetorit te vdekjes se M. Ivanajt.
Me pas, lidhjet me Driten u bene me te shpeshta. Drita fillimisht e kishte bazen ne shtepine time ne Tirane, teper modeste, por ne ishim nder te paret qe kishim telefon, faks, kompjuter, printer te cilat i vume ne funksion te fondacionit.
Preokupimi i Drites ishte te sillte eshtrat e babait te saj ne Shqiperi dhe t’i vendoste te dy vellezerit qe te preheshin se bashku ne memedhe, ashtu sic ishin edhe ne jete. Njeriu qe i qendroi me afer ne kete moment emocional, dhe qe organizoi ceremonine, ishte L. Leka. Keshtu Drita e qetesoi veten ne kryerjen e detyres ndaj prindit.
Hapi i pare dhe kerkese e Drites ishte te rikthehej prona e saj e konfiskuar. Per fat te mire, nena e Drites, Prof.Gjyzepina Pogliotti, e kishte ruajtur me kujdes dokumentacionin e pronesise dhe tani duhej te nxirrej dokumentacioni i shpronesimit.
Per kete punoi me perkushtim Luan Leka te cilin Drita e ngarkoi si perfaqesues ligjor per te kerkuar ne arkive e kadaster dokumentacionin perkates dhe per t’ia paraqitur Komisionit te Kthimit te Pronave.
Kembengulja e tij per te evidentuar padrejtesine qe i ishte bere vellezerve Ivanaj e pershpejtoj vendimin per kthimin e prones dhe regjistrimin ne hipoteke ne emer te Drita Ivanajt.
Beteja vazhdoi edhe per kthimin fizik te prones,e cila u veshtiresua shume gjate periudhes se tranzicionit.
Te gjitha keto aktivitete pergatiten themelimin e Fondacionit” Martin e Mirash Ivanaj,Institut” me qender ne New York,1995 e Tirane 1996.
Kjo krijoi nje hapesire me te madhe per njohjen e veprimtarise se vellezerve Ivanaj, nepermjet internetit, medias, shtypit.U botua vepra e Lazer Radit ’Epopeja e Njeriut’
Kushtuar, Dr.M.Ivanajt. U botua “Kronike Rapsodike” ku vargje te tera jepnin figuren madhore te vellezerve Ivanaj. Me vone nen kujdesin e Drites u ribotua dhe u perkthye fjalimi i Nikolle Ivanajt perpara shtypit ne Itali. Sot vepra eshte ne doren e lexuesit ”An Albanian Revival”.
U botuan dhjetra artikuj me autore te ndryshem ne shtypin e kohes, ne Tirane, Shkoder e deri tek ”Illyria” e New York-ut. Eshte bere nje lufte e ashper me shkrimtarin N.J. i cili per qellime politike botoi, pa lejen e Drites, Ditarin e konfiskuar te M.Ivanajt ku menjehere u ndalua shperndarja e kopjeve te mbetura te cilat u asgjesuan ne shtypshkronjen TOENA.
Sot eshte e rendesishme qe kemi ne qarkullim vepren e plote te Dr.Iljaz Gogajt “MIRASH IVANAJ,Personalitet i shquar i Universit Shqiptar “……….
Me e pasur ne materiale qe Konferenca e shtatorit e vitit 2003, e cila ishte teper akademike e pasur ne tema shkencore dhe me nje ekspozite te pergatitur, me porosi te Drites, nga Arkivi i Shtetit, ku paraqiteshin per here te pare dokumente te rendesishme te vellezerve Ivanaj. Presidenti i Republikes e nderoi Prof.Dr.Mirash Ivanajn me Urdherin “Nderi i Kombit”, me rastin e 50-vjetorit te vdekjes.
Niveli i larte i kesaj Konference ishte nga organizimi dhe puna cilesore qe beri i gjithe stafi i Fondacionit Ivanaj.
Ne si fondacion e kemi ndertuar punen tone mbi bazen e mesimeve te Vellezerve Ivanaj. Dr.Mirashi i jepte shume rendesi drejtesise ne mbrojtjen e shtetit prandaj po hulumtohet ne kete fushe veprimtaria e Dr.Martinit, nga historiane te afimuar, qe te nxirret ne pah kontributi i tyre, pasi te dy vellezerit jane diplomuar ne jurisprudence dhe kane pasur experience ne kete drejtim.
Nje teze kryesore, te ciles Mirash Ivanaj i jepte rendesi te vecante dhe qe ishte shume e rendesishme per mbrojtjen e shteti, ishte Shkolla.
Kontributi i tij ne kete fushe ishte ne transformimin qe i beri Gjimnazit te Shkodres, duke e kthyer ne nje shkolle te kalibrit evropian dhe me vone kur u be Minister i Arsimit, ne Reformen arsimore qe njihet, Reforma Ivanaj.
Ja cfare na keshillon Prof.Mirashi per edukimin: ”Ne qender te edukates shkollore ishte mesimi kombetar e bazueme mbi gjuhe, burrni, mbi traditat e perbashketa, mbi interesat e pergjithshme te kombit.”
Me qe jemi ketu ne Tuz, afer vendlindjes se M.Ivanajt, fjala burrni kuptohet me mire se ne cdo vend tjeter. Ajo ka forcen morale te karakterit shqiptar e cila garanton disiplinen ne shkolle, per te mesuar nxenesit me nje perkushtim te vetedijshem .
Ate qe e realizoi Ivanaj ne Gjimnazin e Shkodres duke mbledhur nxenes nga te gjitha trevat shqiptare, Cameri, Diber, Kosove deri nga arbereshet apo nxenes me tre besime fetare me te cilet kishte krijuar nje harmoni fetare te shkelqyer, kerkojme ta realizojme edhe ne si fondacion. Instituti do te jete I hapur per te gjithe shqiptaret, kudo, ketu edhe ne diaspore. Instituti eshte nje qender trajnimi, ku do t’i sherbeje zhvillimit kulturor te rinise shqiptare .
Per kete, Drita ka vene ne dispozicion pasurine e saj te trasheguar nga vellezerit Ivanaj. Ketu mund te lexoj edhe aktin e trashegimise qe Dr. Mirashi ia la Drites.
Testamenti i em
Ne rase se ne kohen e vdekjes s’eme ose edhe mbas kesaj, pasunija qe kam ne Shqipni, e luejtshme dhe e paluejtshme gjindet e lirueme, ose lirohet prej konfiskimit dhe sekuestrimit te bamun ne kohen e pushtimit Italian te Shqipnise ne vjetin 1939 emnoj trashigimtare te pergjithshme t’eme nipe, Driten Ivanaj, te bijen e vetme te vellait tem te dashtun, Martinit,te vdekun ne Stamboll me 28 Maj 1940.
Megjithese pasunija e paluejtshme, nji shtepi ne Tirane e nji cope toke ne plazhin e Durresit, asht e regjistrueme n’emnin t’em, deklaroj per qetesimin e ndergjegjes s’eme se asht pasuni e perbashket e emja dhe e vellait t’em, Martinit dhe perfaqeson kursimin e 15 vjeteve te sherbimit t’one te Shqipnise se lire, nga e cila, diten e daljes s’one,nuk qitme jashte as aqe sa perfaqeson vleften e njij kafe te zeze shume te deshirueme prej vellait t’em te dashtun, Martinit ,teper te semund,posa shkelme token e Greqise me 8 Prill 1939.
Stamboll, 3 tetuer, 1940
Mirash Ivanaj
Pervec bazes materiale te siguruara, Drita ka krijuar lidhje me specialiste te fushave te ndryshme ne S.H.B.A. qe te japin pervojen e tyre nepermjet kumtesave te pergatitura dhe
Seminareve qe do te organizohen nga stafi i Institutit.
Nga kjo experience ne mund te bashkpunojme me Shoqten “Nikolle Ivanaj” ne shume drejtime .
1- Ne arkivin e shtetit ne Tirane ndodhen 99 dosje te sekuestruara te vellezerve Ivanaj, ku perfshihen dokumente te ndryshme qe mund t’i vlejne, letersise, historise, drejtesise, arsimit, filozofise. Ketu mund te krijohen lidhje bashkepunimi,ku studiues te vecante te grupimeve tona te hulumtojne ne ato tema ku mund t’i sherbejne shoqerise shqiptare.
2- Pema familjare e Ivanajve daton qe nga viti 1444, ku jane dhene me emra degezimet qindravjecare, kjo mund t’i vleje historianeve per te dokumentuar periudha te ndryshme te historise. Ju jeni me afer se kushdo tjeter prane kesaj peme pasi jeni dege te saj dhe mund te kontriboni ne kete drejtim.
3- Ne rinine e tyre vellezerit Ivanaj i kane shkruar dhe botuar poezite e tyre dhe nje drame ne serbisht. Ne mesin tuaj ka mjaft qe e njohin kete gjuhe dhe kane aftesi t’i perkthejne dhe t’i pershtasin ne gjuhen shqipe ashtu sic beri edhe Prof.Lazer Radi ne vepren “Epopeja e Njeriut”.
4- Projekti PTA(mesues e prind ) qe do te financohet nga A.Amerikane do te jete i vlefshem per te dy organizatat tona por duhet te programohet dhe te zbatohet me eficience te plote.
5- Teza e Laures se Dr.Martinit ishte zgjedhur nga Kanuni i Maleve. Kjo teze ruan vlera te mirefillta shkencore,historike ku autori korrigjon pasaktesi te vrejtura te shkruara nga Shtjefen Gjecovi ne Kanunin e Leke Dukagjinit.
Ketu mund te kete studiues qe t’i kushtojne vemendje ketij kodi qe ka sunduar ne malet tona dhe qe vazhdojne t’i referohen edhe sot qofte ne anen negative apo positive te interpretimit,si mund te permiresohen pasaktesite te cilat edhe sot drejtojne jeten ne malesite tona.
6- Ne Reformen Arsimore Ivanaj, eshte perfshire pjesemarrja e vajzave ne jeten shkollore ,sportive e kulturore. Kjo do te jete nje pune e perbashket e dy organizatave tona per emancipimin e femres dhe pjesemarrjene saj ne jeten aktive shoqerore.