2003 Tirana Scientific Conference (2)

Foto nga konferenca perkujtimore

Tiranë 22 Shtator 2003

Në mëngjesin e datës 22 Shtator 2003, Fondacionet Ivanaj me seli në Tiranë dhe New York, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Akademinë e Shkencave, Arkivën e Shtetit si dhe Biblotekën Kombëtare organizuan në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, një konferencë kulturore. Kjo konferencë u sponsorizua nga Fondacionet Ivanaj.

Në këtë datë, 50 vjet më parë vdiq Prof. Dr. Mirash Ivanaj ndersa vuante dënimin 7 vjeçar si i burgosur politik. Kjo konferencë jo vetëm kujtoi devocionin e tij si mësues dhe Ministër i Arsimit, por edhe punën dhe veprën e vëllait të tij të madh, Dr. Martin Ivanaj, i cili me cilësinë e juristit, avokatit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë dha një kontribut të madh për zhvillimin e sistemit penal dhe civil në Shqipëri. Vëllezërit Ivanaj ia dedikuan gjithë jetën vendit të tyre Shqipërisë, dhe ishin anëtarë të Këshillit të Shtetit Shqiptar më 1930.

Fjala e hapjes konsistonte në prezantimet e bëra nga Ministri i Arsimit Z. Luan Memushi, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Z. Ylli Popa, prezantime që u vlerësuan mjaft nga pjesëmarrësit. Me pas u lexuan për të pranishmit emailet e ardhura nga SHBA në drejtim të kësaj konference. Gjithashtu të pranishmëve iu bënë të ditura edhe misioni dhe objektivat e Fondacioneve Ivanaj .

Këto janë temat e fjalimeve të cilat u referuan nga:
• Uran Butka: “Prof. Mirash Ivanaj – figure madhore e kombit”
• Dr. Shaban Sinani: “Prof. Mirash Ivanaj – shetar model”
• Prof. Iljaz Gogaj: “Prof. Mirash Ivanaj – drejtor, reformator i gjimnazit të shtetit në Shkodër”
• Dr. Jorgo Bulo: “Trashëgimia Letrare e Prof. Mirash Ivanajt”
• Dr. Nevila Nika: “Dr Martin Ivanaj – jurish shtetar”
• Dr. Kaliope Naska: “Fondet arkivore të vëllezërve Ivanaj”

Drita Ivanaj e mbylli konferencën me një përshkrim të shkurtër që i bëri jetës së saj që nga fëmijëria e deri në përmbushjen e ëndrrës së saj shumëvjecare që ishte krijimi I fondacioneve Ivanaj. Këto fondacione synojnë ruajtjen dhe zhvillimin e historisë shqiptare si dhe synojnë të mbështesin rininë shqiptare për një të ardhme më të mirë të vëndit të tyre. Ky fjalim shkaktoi te pjesëmarrësit momente shumë emocionale.
Konferenca u mbyll me fjalën e zotit Memushi, i cili në emër të presidentit të Republikës, i cili ndodhej për momentin në SHBA, i dorëzoi Drita Ivanaj medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”, medalje e cila iu akordua xhaxhait të saj Prof. Dr. Mirash Ivanaj me dedikimin:  “Figurë e shquar e kombit dhe e kulturës shqiptare, reformator i madh i arsimit dhe i shkollës kombëtare shqiptare, luftëtar i papërkulur i indipendencës, lirisë dhe progresit kombëtar e shoqëror”  Nr. Dekretit 3963 – Tiranë, më 15.09.2003.

Konferenca u pasua nga një koktej që u mbajt në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, ku Znj. Ivanaj dhe Arkivi i Shtetit ekspozuan një numër të madh dokumentesh dhe fotografish të vëllezërve Ivanaj.

Një numër shumë i madh pjesëmarrësish e ndoqën këtë konferencë. Ata përfshinin intelektualë shqiptarë, studentë, shkrimtarë, historianë, mësues, si dhe pjesëmarrës nga Shkodra dhe Mali i Zi, personalitete të larta vëndore, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, etj. Kjo konferencë u ndoq me mjaft interes nga media shtetërore dhe ajo private (TVSH, Teuta, Arberia, Shijak, Vision Plus, Tirana Sot, etj.) .
Anëtar nderi i kësaj konference ishte Z. Irfan Tërshana, 99 vjeç, ish mësues i gjimnazit “28 Nëntori” i cili u emerua prej Z. Mirash Ivanaj, në kohën kur ai ishte Ministër i Arsimit.

Në pasditen dhe mbrëmjen e kësaj date, stacione të ndryshme televizive transmetuan informacione në lidhje me mbajtjen e kesaj konference. Detaje të fjalimeve do të publikohen në të ardhmen ne nje liber qe eshte ne proces.