| Planet dhe Nevoja |
|
|
|
|
Vrulli i perpjekjeve te Fondacionit ne New York qe prej vitit 1996 eshte fokusuar ne marrjen ne pronesi fizike te pronave ne Shqiperi dhe ne zgjidhjen e problemeve qe lidhen me to, te krijuara nga gjysemshekulli i pronesise shteterore dhe nga ekzistenca e paaftesive burokratike.
Aktivitetet per mbledhjen e fondeve qe kane mbetur prapa perpjekjeve te mesiperme, duhet te rriten dhe zgjerohen. Kjo kerkon staf dhe eksperince shtese jo vetem ne planifikimin e ngjarjeve dhe prezantimeve, por gjitha shtu edhe ne ndihmat financiare per kerkime dhe propozime me shkrim.
Planet Instituti Ivanaj synon te plotesoje ne Shqiperi institucionet publike me fasilitete shtese ne nje mjedis privat, te lire, personal, i drejtuar kryesisht per studente kerkues apo nxenes te veçante dhe nuk eshte nje institucion qe zevendeson ndonje organizate qeveritare, shteterore, arsimore apo kulturore ne vend. Ai eshte nje perzierje e nje bibloteke publike ne nje ambjent shtepiak, te pershtatshem per studim dhe kerkim nga individe te veçante, por me mjaft fasilitete per grupe te vogla per te marre trajnime, ku do te krijohen mundesi edhe per te krijuar rrjete komunikimi mes kolegesh, dhe/ose per te komunikuar me kolege kudo ne bote. Ai duhet te jete pika kyçe ku çdo intelektual shqiptar lirisht mund te takohet personalisht, ose nepermjet metodave moderne te telekonferences, te pergatise plane edukative dhe kulturore per te ardhmen dhe atje ku ndoshta nje "Think Tank" shqiptar mund te zhvillohet dhe vendoset ne vitet qe do te vijne. Sipas deshirave te familjes Ivanaj, keto prona do te vihen ne dispozicion te njerezve per qellime edukative dhe ky eshte qellimi final i pergjithshem i Fondacionit Ivanaj. Sapo pronat te zhbllokohen nga personat qe i kane zene ato, do te filloje procesi per rikonstruksionin e planifikuar qe do te çoje ne ngritjen dhe funksionimin e Institutit Ivanaj. Struktura aktuale do te zevendesohet nga nje ndertese shumekateshe ne te cilen do te vendosen zyrat e Institutit Ivanaj, apartamente efikase per nxenesit e shkollave qe do t'a vizitojne ate dhe garazhe nentokesore per makina. Planet me te detajuara per Institutin perfshijne:
Materialet qe i perkasin familjes Ivanaj, te shpetuara dhe te ruajtura per me se gjashte dekada nga gruaja dhe vajza e Dr. Martin Ivanaj, aktualisht jane ende ne New York, por ato jane te destinuara per t'u vendosur ne fasilitetet e mesiperme per perdorim nga publiku, studente dhe nxenes shkollash. Dokumentet shtese qe mund te dhurohen nga jashte ose brenda Shqiperise mund te regjistrohen dhe vendosen brenda mjediseve te Fondacionit per ruajtje dhe reference studimi.
Nevojat Megjithese "M. & M. Ivanaj Foundation Institute" eshte krijuar zyrtarisht, aktivitetet e tij jane percjelle me intensitet te ulet per shkak te mungeses se fasiliteteve te planifikuara. Mbledhjet e Bordit zhvillohen cdo vit ne Tirane dhe jane ndermarre gjithashtu edhe disa projekte specifike. Nevojat e Institutit Ivanaj ne Shqiperi jane te ngjashme me ato te Fondacionit ne New York, duke qene se te dyja organizatat aktualisht po funksionojne vetem nga vullnetare derisa keto fonde te sigurohen per stafin e domosdoshem me pagese. Megjithate, duke qene se te dyja organizatat jane subjekte te njohura ligjerisht, aktivitetet per mbledhjen e fondeve jane ndermarre si nga donacione ashtu dhe nga kontribute duke qene te perjashtuara nga taksat Çdo ndihme financiare qe i behet Korporates ne New York mundet gjithashtu te planifikohet per projekte te veçanta ne Institut qe mbikqyret nga zyra qendrore e Fondacionit ne New York, e cila do te leshoje vertetimin e duhur dhe faturat per donatoret, siç kerkohet nga Sherbimi per te Ardhurat e Brendshme ne SHBA. Nje pllakate (mur) nderi planifikohet te ngrihet ne sallen kryesore te Institutit te Fondacionit, ne Tirane me emrat e gdhendur te donatoreve qe do te kontribuojne me shuma prej 10 000 dollare amerikane ose me shume se kaq. Dhurimet prej te pakten 5000 dollare amerikane mund te rezervohen per salla te veçanta te Institutit, te cilave gjithashtu do t'ju vendoset emri sipas donatoreve. Perveç dhurimeve ne cash, mund te ofrohen edhe lloje te tjera kontributesh dhe do te pranohen me mirenjohje te ofruara nga eksperte te ndryshem, nxenes shkollash si dhe studente. Prandaj, nevojat tona per te ardhmen konsistojne ne rekrutimin e personelit shtese qe mund te na ndihmoje ne te zbatojme planet per krijimin e nje zyre te rregullt me staf me pagese. Per te ofruar vullnetarisht njohurite (eksperiencen) tuaj dhe per te pare se si mund te asistoni perpjekjet tona ne dobi te rinise shqiptare dhe te ardhmes se Shqiperise, dhe per me shume hollesi ju lutem shihni: Kontaktoni me ne.
|
|
| Pėrpunimi i fundit ( Sunday, 06. July 2008 ) |






