|
Megjithese teknologjia e diteve te sotme mund te transmetoje informacion global ne nje kohe shume te shpejte dhe eshte thelbesore ne situata krizash, ajo nuk eshte nje zevendesuese e mire persa i perket analizave historike te shkruara dhe ato te programuara.
Historia e Shqiperise vuan nga nje mungese studimi dhe nevoje per organizimin e deshmive dhe dokumentave te saj. Duhen bere me shume perpjekje per te mbushur kete boshllek, jo vetem per te miren e shqiptarve brenda dhe jashte vendit, por per boten perendimore, e cila ka pak njohuri per Shqiperine, njerezit e saj, per te shkuaren dhe mjedisin e saj te guximshem. Te gjithe mund te mesojne nga e shkuara, bile edhe nga nje vend i vogel qe ka mbetur jashte aleances perendimore, por qe tani po farketon te ardhmen e tij si nje anetar i komunitetit te kombeve te lira.
Botimi i pare i Fondacionit ne vitin 1999 “An Albanian Revival” (Nje ringjallje shqiptare) ishte nje perpjekje e pare drejt ketij qellimi dhe qe perkoi me krizen e ndodhur ne Kosoven e atij viti. Libri me i fundit mbi “Mirash Ivanaj” si nje personalitet i shquar ne universin shqiptar ka gjetur nje interes te madh ne publik ne komunitetet e diaspores shqiptare.
Nderkohe po planifikohen projekte te tjera te ngjashme qe do te realizohen kur te behen te mundshme me shume kontribute, vullnetare dhe ndihma. Megjithese sot perpjekjet per botim lehtesohen shume dhe burimet per materiale jane lehtesisht te disponueshme, kerkohet ende shume kohe dhe para per te permbushur kete qellim, si dhe njerez me nje shumllojshmeri aftesish ne shkrim, perkthim, kerkim dhe redaktim.
Fondacioni Ivanaj angazhohet te botoje materialet qe lidhen me Shqiperine dhe shqiptaret duke ndihmuar qe bota te kuptoje me mire jo vetem situatat problematike te Ballkanit, por dhe natyren e popujve te tij, te shkuaren e tyre dhe kontributin qe ato i kane dhene shoqerise.
Per te njohur me shume detaje rreth asaj qe tashme eshte publikuar, shiko pjesen qe vijon “Librat” liste, ose per t’I porositur ata kliko ketu.
|