• Albanian
  • English

donate_al

Botime

Formularët Porositës

  books-pix

 Per te porositur botime klikoni ketu

Lajme tė Reja

 new Nje lajm i rėndėsishen!!

Tė drejtat e autorit

I gjithe materiali i kesaj faqeje interneti mund te perdoret ne sasi te kufizuara pa pagese, nese informacioni ruhet i plote dhe pa ndryshime dhe i atribohet :

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation
http://www.ivanaj-foundations.org/

 

Pamja e Pergjithshme PDF Shtype E-mail


Disa dokumente te familjes Ivanaj u rfuajten nga qeveria shqiptare ne Arkivat e Shtetit ne Tirane. Ato perbehen prej 55 dosjesh per Dr. Martin Ivanaj dhe 45 dosje per Prof. Mirash Ivanaj, duke numeruar mbi 40000 faqe, te cilat jane regjistruar dhe mikrofishuar jo me larg se viti 1988.

Ky koleksion nuk eshte ne asnje urdher te veçante, duke qene se pronat u konfiskuan nga forcat pushtuese italiane ne vitin 1939 dhe ne fund te Luftes se Dyte Boterore, shtepia dhe ajo çka ndodhej ne te u pervetesuan kur Prof. Mirash Ivanaj u arrestua dhe u burgos per aresye politike. Keto letra perbehen nga nje korrespondence personale, disa fotografi te familjes dhe te dhena te shtepise, por pjesa me e madhe e koleksionit perfaqesohet nga vepra te pergatitura te te gjitha llojeve nga vellezerit Ivanaj. Ato perfshijne poezi dhe pjese letrare te shkruara me dore, ne Serbo-Kroatisht qe datojne kohen pas vitit 1902, te kompozuara gjate risnise se tyre nderkohe kur studjonin ne Beograd; nje drame mitologjike te plote ne Italisht, e shkruar kur ato ndiqnin studimet ne Universitetin e Romes, Itali, ne vitet ‘20; tekste te materialeve mesimdhenese ne fusha shkencore te ndryshme, si psh. letersi, histori, psikologji, filozofi, shkencat e matematikes dhe shume séance (mbledhje) ligjore ne ligjet civile dhe penale.

Megjithate, pjesa me e madhe e dokumenteve personale dhe tani e atyre historike te familjes, u shpetuan nga Znj. Giuseppina Ivanaj (bashkeshortja e Dr. Martin) per disa vjet ne Itali dhe ato perfundimisht u transferuan ne Shtetet e Bashkuara ne vitet ’70 nga vajza e tyre, Znj. Drita, e cila ende banon ne New York City. Ne vitin 1998, fale nje profesori shqiptar, duke dhene mesim ne Beograd, Drita Ivanaj mori fotokopjet e veprave qe babai dhe xhaxhai i saj kishin shkruar ne kohen qe ishin studente ne Beograd, te cilat u botuan ne disa revista dhe gazeta letrare ne fillim te viteve 1990 dhe ende ruhen ne Arkivat e atij qyteti. Nje version i fundit ne anglisht i dy poemave nga Mirash Ivanaj mund te shihen ketu.Te gjitha dokumentet ne posedimin e saj do te klasifikohen, organizohen, regjistrohen dhe do te ekspozohen ne Institutin Ivanaj ne Tirane, me shprese ne nje te ardhme jo shume te larget, gjithashtu ne bashkepunim me Arkivat Kombetare te Tiranes.

Ne vitin 1991 Drita Ivaanaj gjeti ne Itali nje kopje te temes se diplomes se Martin Ivanaj, te mbrojtur ne Universitetin e Romes ne vitin 1921 kur ai u be Doktor i Jurisprudences. Ne vitin 1993, ne Arkivat Kombetare te Tiranes ajo gjithashtu gjeti nje konspekt(skeme) te pemes familjare te shkruajtur me dore nga Dr. Martin Ivanaj qe zbulonte brezat meshkuj te familjes Ivanaj qe para 500 vjetesh deri ne kohen e Skenderbeut. Qe prej atehere Drita Ivanaj ka hulumtuar historine e familjes ne çfaredo lloj rasti qe eshte paraqitur dhe vazhdojne te dalin ne siperfaqe me shume fakte qe perfshijne zbulimin e te afermeve(farefisit) te cilet qe prej shekullit te 19-te jetojne ne veri te Shqiperise dhe Malit te Zi, dhe te tjere qe kane emigruar shume dekada me pare ne rajonin e ‘Great Lakes’ te Shteteve te Bashkuara.

Martin dhe Mirash Ivanaj ishin me te vegjlit ne moshe te 8 femijeve te Doda dhe Zoga, te cilet vdiqen respektivisht ne vitin 1913 dhe 1916. Ata kishin nje vella me te madh Zef, i cili megjithse i martuar, vdiq i ri ne vitin 1911 dhe nuk la asnje femije dhe pese motra, te cilat banuan ne rajonet veriore pergjate kufirit te sotem midis Shqiperise dhe Malit te Zi. Disa prej tyre paten femije dhe nipa e mbesa, qe tani formojne gjashte gjenerata. Mirashi mbeti beqar dhe e vetmja vajze e Martinit, Drita, duket te jete trashegimtarja e fundit e mbetur gjalle qe mban emrin e familjes Ivanaj.

Nje prej pronave(posedimeve) me te çmuara te vellezerve Ivanaj ishte bibloteka e tyre personale dhe private, e vetmja ne llojin e saj ne vend, duke qene se nuk kishte asnje bibloteke publike te mundshme ne ato dite. Ajo perfshinte mijera volume dhe doreshkrime private. Fatkeqesisht te fundit kane humbur, ndersa librat jane te shperndare dhe shume prej tyre tani gjenden ne Bibloteken Kombetare Publike te Tiranes.

 

Te dhena personale te vellezerve Ivanaj


Dr. Martin

Prof. Dr. Mirash

Te dy u linden ne Podgorice (Mali i Zi)

in 1888

in 1891

Ata vdiqen respektivisht ne:

Stamboll - 1940

kur ishte i burgosur ne Tirane - 1953

Te dy u diplomuan nga Universiteti i Romes (Itali):

Doktorature ne Jurisprudence 1921 

Doktorature ne Letersi ne 1921

Doktorature ne Jurisprudence ne 1923

Gjate fillimit te viteve ’30 ne Shqiperi

Dr. Martin ishte Kryetar i Kasacionit

Prof. Mirash ishte Minister i Arsimit Publik

 

Pėrpunimi i fundit ( Monday, 15. December 2008 )
 

© All rights Reserved - The Martin and Mirash Ivanaj Foundation
Website By: Artan Telkiu - Logo By: Arenc Leka