• Albanian
  • English

donate_al

Botime

Formularët Porositës

  books-pix

 Per te porositur botime klikoni ketu

Lajme tė Reja

 new Nje lajm i rėndėsishen!!

Tė drejtat e autorit

I gjithe materiali i kesaj faqeje interneti mund te perdoret ne sasi te kufizuara pa pagese, nese informacioni ruhet i plote dhe pa ndryshime dhe i atribohet :

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation
http://www.ivanaj-foundations.org/

 

 

slogan

Mesazh nga Themeluesja

                

Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj u krijua ne New York ne vitin 1995 ne emer dhe ne kujtim te Dr. Martin Ivanaj dhe Prof.Mirash Ivanaj per te ndihmuar brezin e ri te Shqiperise te çojne me tej arsimin e tyre per ruajtjen e lirise dhe pavaresise se vendit te tyre.

Natyra e Fondacionit eshte jo-politike dhe jo-fetare dhe qellimet e saj jane krejtesisht kulturore dhe edukative. Vellezerit Ivanaj, te cilet ja kushtuan gjithe jeten e tyre Shqiperise, ende kujtohen mjaft mire nga brezat e tanishem te Shqiperise sepse ata gjithmone ishin shembull i patriotizmit, integritetit, intelektualizmit dhe vertetesise. Keto cilesi do te vazhdojne te pershkojne jeten shqiptare ne te ardhmen - - pavaresisht nga feja, bindjet politike, gjinia apo mjedisi etnik.

 Per kete qellim synimi i Fondacionit eshte te nxise dhe inkurajoje kulturen dhe edukimin rreth Shqiperise, te inkurajoje edukimin e njerezve te saj rreth historise se guximshme te Shqiperise --  shume prej se ciles eshte ende e padokumentuar dhe te perhape njohuri per perparimin e Shqiperise ne boten e lire. Brezat e rinj duhet te mesojne nga mesimet e se shkuares dhe nga njohurite e se sotmes per te farketuar nje te ardhme me te mire per veten e tyre dhe brezat qe do te vijne.

Si themeluese e kesaj organizate, une angazhoj jo vetem gjithe kohen time, energjite, eksperiencen dhe pasurine time personale per zgjerimin dhe mbeshtetjen e saj, por gjithashtu dhurimet konkrete te aseteve baze te Fondacionit, si dhe nje dokumentacion te bollshem historik te familjes rreth vendit tone te origjines.
Fondacioni nuk puneson staf te rregullt ose konsulente me pagese, por mbeshtetet vetem ne pjesemarrje vullnetare. Fale teknologjise moderne ne mund te komunikojme dhe te bashkepunojme me lehte per te arritur qellimet tona te perbashketa. Fale kesaj faqeje interneti une shpreh besimin se shqiptaret neper bote dhe po ashtu miqte e Shqiperise do te shfaqin gatishmerine e tyre per te marre pjese ne kete perpjekje duke bashkuar vullnetarisht ndihmen dhe njohurite e tyre, ose duke siguruar kontribute financiare per te çuar me tej qellimet e Fondacionit.

Drita Ivanaj

Pėrpunimi i fundit ( Saturday, 05. July 2008 )
 

Organizimi Yne

 

Fondacioni "The Martin & Mirash Ivanaj Foundation" eshte nje organizate publike e themeluar ne vitin 1995 me zyra qendrore ne New York. Gjithashtu eshte nje organizate jo-fitimprurese 501(c)(3), shoqeri e perjashtuar nga taksat dhe institucion bamiresie, pa asnje lidhje fetare  ose politike.  Simotra  e ketij fondacioni (themeluar ne New York) eshte  "M.& M. Ivanaj  Foundation Institute", e krijuar ne Tirane ne vitin 1996.  Kjo gjithashtu eshte nje organizate jo-fitimprurese.

 


© All rights Reserved - The Martin and Mirash Ivanaj Foundation
Website By: Artan Telkiu - Logo By: Arenc Leka